Zgjedhë kryesinë shoqata humanitare "Lugina e Preshevës"
Lokale

Zgjedhë kryesinë shoqata humanitare "Lugina e Preshevës"

31.Mar.2015 13:49
0

Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës”, me seli në Zvicër, ka zgjedhur udhëheqësinë e re të kësaj organizate.

Në mbledhjen e katërt të Kuvendit të mbajtur të shtunën (28 mars), në Rebstein të St.Gallenit, për kryetar u rizgjodh njëzëri drejtuesi i kësaj shoqate Fazli Musliu, arkëtar - Shaip Bajrami, sekretar - Ferat Rashiti, ndërsa anëtarë të kryesisë Nasir Rrustemi, Bejtulla Beluli, Shefket Hasani dhe Fidan Shaini.

Pas rizgjedhjes, kryetari Musliu falënderoi të pranishmit për besimin duke thënë se gjatë kohës së veprimit të shoqatës është bërë një punë shumë e madhe.

“Ne kemi bashkëpunuar dhe jemi të hapur me të gjitha shoqatat tjera edhe nga Lugina e Preshevës por edhe të trevave të tjera shqiptare. Bashkëpunimi më i mirë ka ardhur me kryesinë e Shoqatës Humanitare «Medvegja», me qendrën e saj në Fully të Valisit. Ajo ishte afër nesh dhe është edhe sot e kësaj dite”, u shpreh Fazli Musliu, transmeton Titulli.com.

Ai nënvizoi se në të ardhmen na pret një punë më e madhe, andaj fjalët duhet lënë anash duke vepruar dhe angazhuar më shumë, pasi sipas tij, në vendlindje, sidomos në Luginë të Preshevës, nuk është gjendja e mirë, as ekonomike, por as në aspektin politik.

Në këtë Kuvend është raportuar edhe për aktivitetet e deritanishme të ndërmarra nga shoqata “Lugina e Preshevës”, harxhimi i mjeteve dhe se kujt i janë dedikuar ato.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe disa mërgimtarë, në mesin e tyre edhe Shefket Hasani, ish komandanti i UÇPMB-së, i cili tani e tutje do të jetë në Kryesi të shoqatës, duke u angazhuar për të ndihmuar vendlindjen.

Shoqata humanitare “Lugina e Preshevës” deri tani në mënyra të ndryshme ka ndihmuar qytetarët shqiptarë të Luginës, përfshi fëmijët jetim, familjet e varfra, studentë si dhe duke mos harruar as veteranët dhe familjet e dëshmorëve.

Kjo shoqatë në bashkëpunim me organizatën simotra “Medvegja” çdo vit organizon edhe Akademi përkujtimore në Zvicër për dëshmorët e UÇPMB-së. /Titulli.com/

 

 
 
Serbia po bën spastrim të heshtur në Luginë
Musliu: Isufi, Ambasador i Luginës së Preshevës (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration